Nematocid inovator me mbrojtje të lartë ndaj nematodave
TERVIGO është një nematocid që me sintezën e tij inovatore, siguron mbrojtje të shkëlqyer nga nematodat në një numër të madh kulturash bujqësore në sera, duke dhënë fleksibilitet të lartë lidhur me kohën e përdorimit dhe kohëzgjatje të madhe veprimi. Formulimi i tij novator bën që TERVIGO® 020 SC të ndryshoj nga formulimet ekzistuese pasi nuk shkakton stres në dozat e
rekomanduara dhe nuk shkakton toksicitet në dozat e rekomanduara. Për shkak të mbrojtjes së sistemit rrënjor nga nematodat, ka efekt pozitiv në prodhimtarinë. Në kulturat bujqësore të spec,patlixhan,kastravec, kungull, pjepër, shalqi etj., lufton Meloidogyne spp. Përdoret tek rrënjët nëpërmjet sistemit të ujitjes. Filloni trajtimet 1-5 ditë pas mbjelljes së fidanit në vendin e përhershëm dhe i vazhdoni ato deri në pjekjen e plotë të frutave. Përdorimi bëhet në 1000-2000 litra ujë/ dynim. 4 trajtime me interval 10-14 ditë. Në kulturën e domates është e njëjta procedurë por kërkohen 6 trajtime me interval 10-14 ditë.
Abamektin | 20 g/l |