Nitrat Potasi i pasuruar me Magnez totalisht i tretshëm
MULTI-K është një formulim solid, kristalor me ngjyrë të bardhë i cili rekomandohet të përdoret për të gjitha kulturat nëpërmjet sistemit të vaditjes ose me sperkatje gjethore. Pastërti shumë e lartë: Mungesa e joneve të natriumit (Na+) dhe klorit (Cl-) rrit në masë të ndjeshme efikasitetin e prodhimit të kulturave. Përmbajtje shumë e lartë dhe e koncentruar në elemente ushqyese. Thithje e shkëlqyer e elementeve ushqyese nga bimët për shkak të tretshmërise shumë të lartë dhe mungeses së mbetjeve të patretshme dhe të padëshirueshme në tokë. Veprim sinergjik i elementeve ushqyese që permban (N, K2O, MgO).
ME VADITJE: Doza mesatare e përdorimit është 4-8 kg/dynym. Numri i ndërhyrjeve varet nga kultura dhe nga mënyra e kultivimit. ME SPERKATJE GJETHORE: Na ndihmon të tejkalojmë karencën e Potasit dhe për të aktivizuar bimët në periudha stresi. Doza e përdorimit është 0,5- 1 kg/100 litra ujë.
Azot Total (N) | 13.5% |
Azot Nitrik (N-NO3) | 11% |
Potas i tretshem ne uje (K2O) | 46.2% |
Oksid Magnezi (MgO) | 4% |