Shop

Super Eco-Vas

Fertilizator i përbërë me potas, magnez dhe lëndë organike

SUPER ECO-VAS POTAS+MAGNEZ është një fertilizator kompleks që pasuron tokën me elemente dhe materie organike në të njëjtën kohë. Lënda organike e permbajtur siguron që shpëlarja e lëndës ushqyese të shmanget në tokat me përmbajtje ranore teksa në tokat e forta, disponimi i nutrientëve do të rritet. Kështu arrihet një kultivim i integruar me nutrientë si dhe pasurimi i pjellorisë së tokës. Duke konsideruar që elementët kimikë të perdorur, inorganik dhe organik (leonardite), janë të një origjine natyrale, përdorimi i tyre në agrikulturë është i lejuar. Kontribon në përmirësimin e cilësisë të të vjelave dhe paraqitjes fizike. Shtimi i njëkohshëm i magnezit( si përbërës themelor i klorofilit) dhe potasit (prek ngjyrën, shijen dhe formën) në tokë, përmirëson cilësinë dhe sasinë e produktit. Për më shumë, potasi rrit rezistencën e bimëve ndaj sëmundjeve të ndryshme dhe kushtet e situatave stresuese. SUPER ECO-VAS POTAS+MAGNEZ furnizon me potas dhe magnez kulturat me nevoja të mëdha ndaj tyre si vreshtat, qitro, patatet, pemët frutore, ullinjtë dhe kivit. Gjithashtu, pasurimi i dheut me lëndë organike dhe mikroorganizma përmirëson pjellorinë e dheut, teksa aktiviteti mikrobial kontribon në nxjerrjen e nutrientëve.

Description

0-0-30 + 10 + 27% Lende Organike M-80