Shop

Haifa Duo

Një formulim i suksesshëm i Azotit, Potasit dhe Kalciumit

HAIFA DUO është një kombinim i suksesshëm i Azotit, Potasit dhe Kalciumit. Kombinimi i shkelqyer i Potasit me Kalciumin dhe Azotin krijojnë një pleh shumë të efektshëm për bimet dhe shumë të perdorshem ne sistemet e vaditjes dhe pleherimet gjethore. Potasi në bimë promovon fotosintezën, përshpejton transportimin e produkteve të metabolizmit dhe favorizon prodhimin e proteinave. Gjithashtu përmirëson mbushjen e kokrrave, përmirëson efektivitetin e azotit dhe shton fuqinë e rezistencën e bimëve. Mungesa e Potasit con në kokrra me madhësi të vogël dhe rrezime masive të tyre para pjekjes dhe gjatë saj. Kalciumi është elementi që përcakton cilesinë e kokrrave dhe ruajtjen e tyre. Përqëndrimi i Kalciumit në kokërr përcakton dhe jetëgjatësine e ruajtjes së saj (është element i rëndësishem i membranave të qelizave dhe piktinave). Përdorimi i nitratit të kalciumit para vjeljes, është vërtetuar se është zgjidhja më e mirë për të shëruar karencën e Ca në kokrra. DOZA E PERDORIMIT: 4-10 kg/dynym.

Description
Azot Total (N)14%
Azot Nitrik (N-NO3)14%
Azot Ammoniakal (N-NH4)0.4%
Potas i tretshem ne uje (K2O)28%
Oksid kalciumi (CaO)10%