Solucion nitrat magnezi me Bor(B), Hekur(Fe),Mangan (Mn), dhe Zink(Zn)
MAGNITECH është një solucion me përmbajtje të lartë nitrat magnezi i pasuruar me Bor dhe me nje gamë të kompletuar mikroelementesh të kelatuar me EDTA (Fe. Mn & Zn). MAGNITECH është formuluar në menyrë specifike për të shtuar thithjen e magnezit dhe është produkt ideal për të parandaluar dhe kuruar mungesën e magnezit duke siguruar maksimumin e aktivitetit fotosintetik, të cilësise së frutave dhe prodhimit. Trajtime gjethore: Vresht:3-4 trajtime me 3-5 l/ha deri në fillim të pjekjes. Pemë frutore,ulli, agrume: 3-5 l/ha (200-400 ml/hl) para lulëzimit dhe në vazhdim 2-4 l/ha cdo 15 ditë duke filluar nga rrënja e petaleve deri një muaj para vjeljes. Patate: 3-4 nderhyrje me 2-4 l/ha cdo 10-15 ditë nga momenti kur bima ka arritur lartësine 15-20 cm Perime (domate,patellxhan,spec,shalqi etj): 3 ndërhyrje me 2-4 l/ha, kur është krijuar një siperfaqe e konsiderueshme gjethore dhe cdo 7-14 ditë. Luleshtrydhe: 2-4 l/ha në fazen e gonxheve jeshile dhe 2-4 l/ha në rrënjen e petaleve. Mos perdorni produktin ne lulezim.Nuk perzihet me solucione te koncentruara fosforike. Trajtime në tokë/me sistemin e vaditjes: Për të gjitha kulturat: 10-15 l/ha në cdo nderhyrje ,cdo 10-12 ditë
Azot (N) nitrik 7%
Oksid magnezi (MgO) i tretshem ne uje 10%
Bor (B) i tretshem ne uje 0,25%
Hekur (Fe) i tretshem ne uje 0,05 %
Hekur (Fe) i kelatuar me EDTA 0,05%
Mangan (Mn) i tretshem ne uje 0,05%
Mangan (Mn) I kelatuar me EDTA 0,05%
Zink (Zn) i tretshem ne uje 0,02%
Zink (Zn) i kelatuar me EDTA 0,02%