Kombinim biostimulantësh me makro & mikroelemente
BIOCAL është një produkt me përmbajtje te veçantë, që përban nje gamë të gjerë biostimulantësh, të kombinuar me makro dhe mikroelemente.Shton në menyrë të ndjeshme furnizimin e bimës me Kalcium, falë formës së veçantë te kalciumit (EDTA) dhe bashkëveprimit me aminoacidet, algat dhe acidet humike, që e bën të disponueshëm në bimë edhe në kushte shumë të vështira. Rrit në menyrë të ndjeshme masën vegjetative, madhësinë e luleve dhe peshën e kokrrave si dhe përshpejton pjekjen duke mos penguar vazhdimësinë e lulëzimit. Acidet humike, l-aminoacidet dhe algat që përmban, ndikojnë në zhvillimin e shpejt të bimeve, stimulojnë lulëzimin dhe lidhjen e kokrave, rrisin rezistencën e bimëve ndaj stresseve dhe sëmundjeve, përmirësojnë zhvillimin e sistemit rrenjor, si dhe përmirësojnë karakteristikat fiziko – kimike të tokës. VADITJE ME PIKA Pemë frutore, vreshta, ullinj: 1.5 – 3 kg /dynim. Ndërhyrja e parë bëhet në fillim të vegjetacionit dhe ndjek e dyta rreth 20 dite me vonë. Bëjmë në total 3-4 ndërhyrje. Perime dhe bimë dekorative: 1.5 – 3 kg /dynim. Nderhyrja e pare behet nje jave pas mbjelljes ose trapjantimit. Ndjek nderhyrja e dyte 20 dite me vone. Bëjmë në total 3-5 ndërhyrje.
Acide humike 1.7%
Acide fulvike 2%
Aminoacide te lira 2.5%
Alga 1.3%
CaO – EDTA 1.9%
Potas (K2O) 30%
Azot (Nitrik) 9%
Fe (EDDHA) 0.2%
Zn (EDTA) 0.1%
Mn (EDTA) 0.1%
Bor (B) 0.1%
Baker (Cu) 0.02%
Molibden (Mo) 0.01%