Shop

Bellis

Një fungicid mbrojtës dhe sistemik për kontrollin e kalbëzimit

BELLIS është fungicid sistemik që përdoret kundër një numri te madh sëmundjesh te kulturave bujqësore:
Kalbëzimeve (Botrytis spp., Sclerotinia, etj.), kromës se mollës dhe dardhës, (Venturia inequalis dhe V. Pirina), hirit (Podosphaera leucotricha, Uncinula necator etj), alternaries, Penicilium pleosporium, Stemphylium vesicarium, etj. Bellis bllokon mbirjen e sporeve, zhvillimin e micelit dhe sporifikimin e patogjeneve. Ka veprim parambrojtes dhe kurativ.

Tek kultura e patates lufton Alternaria spp. në dozën 0.3 kg/ha në një interval midis trajtimeve 10-14 ditë. Tek kultura e domates lufton Leveillula spp., Botrytis spp., në dozën 0.3 kg/ha në një interval midis trajtimeve 10-14 ditë. Tek pemët frutore si mollë, dardhë, kumbull, pjeshkë lufton V. inaequalis, V. pyrina, Podosphaera leucotricha, Botrytis spp., Sclerotinia spp. në dozën 0.8 kg/ha në një interval midis trajtimeve 7-14 ditëve.
Përzihet me shumicën e pesticideve, rregullatorët e rritjes dhe ushqimeve gjethore. Nuk përzihet me lëngun bordolez, sulfatin e bakrit dhe produktet e tjera alkalike.

Category:
Description
Boscalid25.2%
Pyraclostrobin12.8%