Shop

Bion MX 44 WG

Fungicid sistemik për kontrollin e vrugut dhe fytoftores

BION MX është fungicid sistemik me dy lëndë vepruese për kontrollin e vrugut, kalbëzimin e qafës së bimës dhe shumë sëmundje të tjera të sistemit rrënjor. Lënda vepruese acibenzolar-s-methyl është një aktivizuese e mekanizmave të mbrojtjes së bimës (SAR), thithet shpejt nga të gjitha pjesët e bimës dhe lëviz në mënyrë akropetale dhe bazipetale në të gjitha pjesët e bimës.

Metalaxyl-M thithet shpejtë nga indet e bimëve, lëviz në mënyrë akropetale në bimë dhe frenon biosintezën e ARN në qelizat kërpudhore. Aplikohet me spërkatje gjethore dhe me sistemin e vaditjes me pika.

Doza e përdorimit:
20-40 gram/dynym.(Doza më e lartë për dynym të përdoret kur presioni nga sëmundjet është i lartë, ndërsa doza e ulët për dynym kur presionin nga sëmundjet është më i ulët.)
Të përdoret në trajtimet parambrojtëse dhe të shmangen ato kurative.Të preferohet trajtimi në vegjetacion të ri. Përbëhen me shumicën e PMB-ve që përdoren në këto kultura.

Category:
Description
Metalaxyl-M38.76%
Acibenzolar-smethyl4%
 Lende ndihmese57.24%