Shop

Disper Chlorophyl

Stimulant i mekanizmave të prodhimit të klorofilit

DISPER CHLOROPHYL GS është një formulim që nxit mekanizmat e prodhimit të klorofilit në të gjitha kulturat. Thithet shumë shpejt dhe tërësisht nga bimët dhe është shumë i sigurt në përdorim sepse është në formë kokrrizash totalisht të tretshme në ujë. Aktivizon mekanizmat e prodhimit të klorofilit (e cila është përgjegjëse për ushqimin e bimëve dhe për ngjyrën e tyre jeshile) tek bimët e stresuara. U jep fuqi bimëve që të tejkalojnë situatat e vështira. Përshpejton gjithashtu zhvillimin e bimeve të reja. Me spërkatje: 30-50 gr/100 litra ujë. Normalisht spërkatja përsëritet cdo 7-15 ditë në varësi të stadit dhe reagimit të bimës. Në rastet e stresit intensiv përdorim 75 gr/100 litra ujë. Me vaditje : 2- 4 perdorime me 50-100 gr/dynym nga fazat e para të zhvillimit dhe cdo 7-12 ditë. Të mos përzihet me vajra minerale dhe produkte alkalike.

Description

Aminoacide te lira 60%
Vitamina 22%
Molibden 2%