Shop

Disper Size

Stimulant për zhvillimin e kokrrave të bimës

DISPER SIZE GS është një stimulant i studiuar për të ndihmuar zhvillimin e kokrrave, nga lidhja deri ne pjekje, me qellim rritjen e prodhimit dhe ruajtjen e cilësise së tij. DISPER Size GS është në formë kokrrizash totalisht të tretshme në ujë. DISPER SIZE GS nxit procesin e zhvillimit të kokrrave dhe aktivizon rezervat e bimës për furnizimin e kokrrave. Jep lëndë ushqyese të domosdoshme për zhvillimin e kokrrave duke përmirësuar cilësine e tyre. Gjithashtu shton përmbajtjen e sheqerit në kokërr dhe rrit rezistencën në periudha stresi. Perdorimi i tij ka si destinacion kulturat në të cilat karakteristikat e kokrrës janë shumë të rëndësishme: Perime për kokërr, pemë frutore dhe lule. Përdorimi fillon me shfaqjen e kokrrave të vogla. Spërkatje gjethore: 1- 4 zbatime me 100-200 gr/100 litra ujë cdo 10-15 ditë. Vaditje: 3-6 zbatime me 50-200 gr/dynym, deri në sasi totale 300-600 gr/dynym. Mos tejkaloni dozën e 200 gr/100 litra ujë. Të mos perzihet me produkte me reaksion acid ( pH i ulet) ose vajra.

 

Description

Aminoacide te lira 8.6%
Potas (K2O) 31.5%
Fosfor (P2O5) 18%
Polisaharide 7.5%
Bor (B) 0.69%
Mangan (Mn) EDTA 0.07%
Baker (Cu) EDTA 0.01%
Zink (Zn) EDTA 0.07%