Antioidik inovativ për hardhitë bazuar në substanca aktive
DYNALI është një fungicid që përmban lëndët vepruese Difenoconazole (triazol) që lëviz në mënyrë translaminare dhe ka veprim parambrojtës e shërues dhe Cyflufenamid (phenyl acetamides) që lëviz në mënyrë translaminare, ka veprim të avujve dhe efekt mbetës të zgjatur dhe paraqet veprim parambrojtës e shërues.
Hardhi (për rrush tavoline e për industri): Për kontrollin e Hirit të hardhisë (Uncinula necator), Kalbëzimit të zi të rrushit (Guignardia bidwelli) dhe Njollosjes së kuqe të hardhisë (Pseudopeziza tracheiphila), me 50 – 65 ml/100 litra ujë ose 65 ml/dynym (max). Sasia e tretësirës spërkatëse: 100 litra/dynym. Spërkatja gjethore, parambrojtëse në programe trajtimesh ose kur kushtet favorizojnë infektimet. Bëhen 2 trajtime me një interval prej 10 ditësh ndërmjet trajtimeve.
Vërejtje: Doza është në vartësi me presionin e pritur të infeksionit. Dozat e larta
përdoren kur kushtet janë të favorshme për zhvillimin e sëmundjes dhe pritet presion i lartë i infeksionit.
Përdorimi bëhet me spërkatje gjethore.
Difenoconazole | 6% |
Cyflufenamid | 3% |
Lende ndihmese | 91% |