Shop

Every Combi Drip

Preparat me përmbajtje të lartë mikroelementesh për përdorim në tokë

EEVERYCOMBI – Drip është një kombinim i mikroelementeve ushqyese, i përshtatur idealisht për të përmbushur nevojat e bimëve për Hekur, Mangan, Molibden, Bakër, Bor dhe Zink. Përmbajtja e elementeve përbërës është adaptuar për nevojat e shumicës së kulturave për mikroelemente, duke u shërbyer si një mjet i fuqishëm për parandalimin dhe trajtimin e defiçencave të mikroelementeve. Përdorimi i tij ndihmon në furnizimin e ekuilibruar të mikroelementeve të domosdoshme për bimët, veçanërisht gjatë fazave me kërkesa të larta. PERDORIM NGA TOKA ME SISTEMIN E VADITJES: Doza e përgjithshme është: 300-600 gram/dynym. Agrume – Mollë – Bërthamore: 300-600 gram/dynym. Gjatë gjithë ciklit të kultivimit bëjmë 4 ndërhyrje duke filluar nga muaji Prill. Domate –Spec – Patëllxhan – Patate: Për përdorimet parandaluese doza e përdorimit është 300 gram/dynym. Në rastet e shfaqjes së karencave doza e përdorimit mund të shtohet në 500-600 gram/dynym. Rekomandojmë 4-5 trajtime. Kungullore – Pjepër- Shalqi: 3-4 trajtime me 300-600 gram/dynym. Lule dhe Pemë dekorative: 3-4 trajtime pas transplantimit deri në zhvillimin e plotë me 100 gram/100 litra ujë me vaditje.

Description

Hekur (Fe EDTA) 3.64%
Mangan (Mn EDTA) 1.82%
Zink (Zn EDTA) 1.82%
Baker (Cu EDTA) 0.35%
Bor (Β) 1.82%
Molibden (Mo) 0.18%