Stimulues me lëndë organike dhe aminoacide
HAIFASTIM ENERGY është një stimulant me veprime të shumëfishuara që ndikon si në pjesët nëntokesore dhe në ato mbitokësore të bimëve. Përmban aminoacide të lira të cilat ndikojnë direkt në ushqimin e bimëve. Përdorimi i ENERGY sjell shumë avantazhe pozitive tek bimët si zhvillimi i sistemit rrënjor, përmiresimi i lidhjes së frutave dhe shtimi i sintezës së proteinave në organizmin bimor. Gjithashtu mbështetje të përgjithshme të funksionimeve fiziologjike të bimëve si dhe ndihmon në mënyre direkte në shërimin e indeve bimore të prekura nga sëmundjet. ENERGY rekomandohet për aplikime me spërkatje gjethore, edhe për ujitje me pika. Gjethore: 2-3 Litra/ha në një vëllim uji prej 600-1000 Litra/ha, 3-4 trajtime gjatë gjithë sezonit të rritjes. Me ujitje me pika: 4-5 Litra/ha. Aplikoni sasi më të ulëta për kulturat e mbrojtura dhe sasi më të larta në zonat e hapura dhe mbi kulturat e stresuara. Në kombinim dhe për të rritur aktivitetin e fungicideve dhe herbicideve përdorni HaifaStim™ eNergy me norma më të ulëta 1-1,5 Litra/ha.
Lende organike totale me origjine biologjike 69%
Karbon organik total (C) me origjine biologjike 30%
Aminoacide të lira 10%
Aminoacide totale dhe peptide 46%