Formulim aminoacidesh me origjinë organike me reaksion acid
HAIFASTIM FORCE është produkt hidrolize mbetjesh bimore të homogjenizuara që përmban L-a-aminoacide të lira plus Citokinina, Auksina, Betdine, Manitol që thithen lehtë nga bimët. FORCE i jep bimës aminoacidet e domosdoshme dhe bima nuk detyrohet të harxhojë energji për prodhimin e tyre. Rezultatet e veprimit të produktit në bimë janë të dukshme brenda një kohe shumë të shkurtër, sidomos kur bimët ndodhen në gjendje stresi për arsye të sëmundjeve, temperaturave të ulta, thatesirës etj. Bimet përdorin L-a-aminoacidet në proceset e ndryshme metabolike dhe kjo është një faktor tjetër që bën formulimin FORCE një produkt ideal për zhvillimin e shpejtë të bimëve. Një avantazh tjetër i formulimit FORCE është PH-shi acid që i jep mundësinë të perzihet me shumicën e plehrave dhe pesticideve të cilat thithen kështu me lehtë nga gjethet. Gjethore: 3-6 Litra/ha ose 3-6 Litra/1000 Litra ujë Me ujitje me pika: 5-10 Litra/ha Hidroponikë: 20-100 ppm Përzihet me shumicën e plehrave dhe pesticideve pervec vajrave minerale, squfurit dhe në rast se e kombinoni me produkte me përmbajtje bakri përdoreni në dozën minimale.
Azot N 3%
Azot (N) Organik 3%
Lende organike 30%
Karbon organik 10.4%
Aminoacide totale dhe
peptide 14%
Aminoacide te lira 8.5%
Manitol 0.22%
Betaine 1700ppm
Citokinina 112ppm
Auksin 24ppm