Shop

Haifastim Vim

Përmirësues organohumik i strukturës së tokave

HAIFASTIM VIM është një formulim i lëngshëm që përmban acid humik dhe fulvik në analogji mjaft të kënaqshme. Projektuar që të zëvëndësojë mjaft formulime të thjeshta organike dhe të realizojë një plehërim më racional kryesisht nëpërmjet sistemit të ujitjes me pika. Metoda e kujdesshme e prodhimit të formulimit VIM i lejon këtij formulimi (që nuk permban Klor dhe Natrium) të lidhet me lidhjet argjilohumike duke përmirësuar kështu karakteristikat fizike, kimike dhe biologjike të tokës. Për këtë arsye përdorimi i formulimit VIM ndihmon në thithjen më të mirë të mikroelementeve nga toka sepse krijon me ato bashkime chelatike, rrit aftësine këmbyese te kationeve dhe përmirëson gjithashtu strukturën e tokës dhe cilësitë fiziko – ujore të saj. I përshtatshëm për perime serrë, pemishte, vreshta, ullinj, agrume, luleshtrydhe, bimë zbukuruese dhe terren. Perimet: me ujitje me pika 8-10 L/Ha, 3-4 aplikime që pas mbjelljes, me intervale 15-20 ditë. Gjethor 1-2Litra/Ha, 3-4 aplikime që pas mbjelljes cdo 15 ditë. Vreshtat: me ujitje me pika 8-10 Litra/Ha që nga celja e deri 3-4 aplikime në vit me intervale 15 ditore. Gjethor 1-2 Litra/Ha, në fazat e para. Luleshtrydhja: me ujitje me pika 2-3Litra/Ha që nga fillimi i gjethes cdo 15 ditë. Gjethor: 1 Liter/Ha nga mbjellja cdo 15 ditë, 3-4 aplikime.

Description

Acidet Humike dhe Fulvik 18%
Karboni Organik Total (TOC) 40%
Lënda organike 90%