Korrigjues acid i ujit dhe i tokës
LOWER – 7 neutralizon lidhjet bicarbonike të ujit të vaditjes dhe ul Ph –shin duke shtuar thithjen e elementeve ushqyes dhe duke përmiresuar rezultatet e plehërimit. Permirëson gjithashtu strukturën e tokes duke larguar Natriumin nga shtresat siperfaqësore duke ulur percjellshmërinë elektrike dhe duke ndihmuar në zhvillimin e rrënjëve. Lower-7 nuk duhet përzier në të njejtën enë me medikamente ushqyes ose pesticide nëse nuk është tretur në analogjinë e duhur.Mos e perzieni me plehra amoniakale(monofosfat amoni,sulfat amoni,nitrat amoni),nitrat kalciumi etj,si dhe produkte që permbajne klor.
Zbatim i përgjithshëm : 35 – 150 cm3 / 1m3 ujë vaditjeje. Doza e saktë varet absolutisht nga Ph –shi i ujit që përdorim për vaditje. Sa me alkalik eshte Ph –shi i ujit, aq shtohet doza e LOWER – 7. Kur Ph –shi eshte 7, doza e rekomanduar është 30-40 cm3 / 1 m3 ujë. Per ujra shumë të forta doza e rekomanduar është 150 cm3 / 1 m3 ujë. Në raste të rralla doza shkon mbi 150 cm3 /1 m3 ujë.
Azot (N) | 15 % (225 gr/liter) |
Squfur (SO3) | 40% (600 gr/liter) |