Shop

Multi-Pepton

Pleh organik i lëngshëm azotik i bazuar në aminoacide dhe peptide

MULTI-PEPTON përmban aminoacide me peshë të vogël molekulare dhe peptide që ndihmojnë zhvillimin e bimëve sidomos në kushte të vështira. Të gjitha lëndët përbërëse të Multi-Pepton, kanë 100% prejardhje organike dhe futen lehtësisht në metabolizmin e bimëve. Bimët përdorin aminoacidet dhe mikropeptidet e Multi-Pepton si lëndë “ndërtuese” për enzimat dhe peptidet e tyre. Disa lëndë përbërëse të Multi-Pepton ndikojnë direkt në proceset enzimatike të bimëve. Multi-Pepton ka dhe veprim kelatik dhe promovon thithjen nga bima të lëndëve ushqyese që ndodhen në tokë, por edhe ato që hidhen nëpërmjet plehrave kimike. Përzihet me shumicën e plehrave dhe pesticideve pervec vajrave minerale, squfurit dhe produkteve me bazë bakri që kanë PH > 8. PERDORIMI NE TOKE: 3 – 4 ndërhyrje gjatë gjithë ciklit vegjetativ me 0,5-1 litra/dynim në cdo nderhyrje, duke filluar në fazat e para të zhvillimit dhe cdo 10-15 ditë. PERDORIMI NE GJETHE : PERIME, LULESHTRYDHE, LULE : Doza e pergjithshme është 100 – 200 cm3 për 100 litra uje. Totalisht bëhën 3 – 5 spërkatje cdo 10 – 15 ditë. PEME FRUTORE, AGRUME, VRESHT, ULLI: Spërkatjet fillojnë gjatë rrëzimit të petaleve dhe fillimin e zhvillimit të frutave. Këshillohen 2 – 3 spërkatje me dozë 100 – 200 cm3 për 100 litra ujë.

Description

Azot Total 7,8%
Aminoacide 44,4%
Karbon organik me prejardhje biologjike 23%
Lende e thate 59%
Raporti karbon-azot 3,25%