Fitostimulant modern me baze ekstrakt algash
Fitostimulant modern me bazë ekstrakt algash të llojit “ascophyllum nodosum” i realizuar me metodën e “ekstraktimit të ftohte” pra pa përdorimin e kimikateve dhe temperaturave të larta , gjë që realizon ruajtjen e principeve aktive pa asnjë lloj neutralizimi. Rezultati është një produkt në formë krem, me ngjyrë jeshile, totalisht i tretshëm, me përmbajtje të lartë alginatesh, vitaminash, aminoacidesh, antioksiduesh natyrale etj. Rekomandohet për të gjitha tipet e aplikimeve dhe vecanërisht në fazën kritike të rritjes për të tejkaluar situatat e streseve ambjentale. VADITJE ME PIKA: 200 cc/dynym të perseritura cdo 2 javë. SPERKATJE GJETHORE: DOZA E PERGJITHSHME : 100-200 cc/100 litra ujë. Për të favorizuar lidhjen e frutave : 2-4 ndërhyrje gjatë periudhes së lulezimit. PERIME :Domate, spec , trangull, patëllxhan, pjepër, shalqi, etj : Fillojmë ndërhyrjet pas daljes së luleve të para deri në vjelje. Spinaq, qepë të njoma, etj: 3-4 nderhyrje, pas daljes së gjetheve të verteta cdo 10-15 ditë. Patate: ndërhyjme cdo 15 ditë nga fillimi i formimit të tubereve. Farishte : 100-150 cc/dynym. FRUTIKULTURE, VRESHT , AGRUME, ULLI: Spërkasim para lulëzimit, dhe gjatë lulëzimit, lidhjes dhe rritjes së frutave.
Ascophyllom nodosum 15%