Plehra kristalore NPK për përdorim me vaditje dhe spërkatje gjethore
POLY-FEED është një linjë e kompletuar plehrash kristalore NPK, të tretshme në ujë, që përdoren me sistemet e vaditjes për plehërimin e kulturave të serave, kulturave hidroponike, perimeve të fushes, pemëve frutore, si dhe për trajtime gjethore. Janë të përshtatura për të gjitha tipet e ujrave të vaditjes edhe për ato me fortësi të lartë. Të gjitha formulimet janë të pasuruara me mikroelemente. Poly-Feed GG është totalisht e tretshme në ujë dhe ka përmbajtje në lëndë të para me tretshmëri shumë të lartë. Linja është e formuar 100% nga elemente ushqyese të pastra nga klori, natriumi dhe elemente të tjera të dëmshme për zhvillimin e bimëve. Janë të disponueshme në një gamë të gjërë formulimesh. Të gjitha formulimet Poly-feed GG janë të pasuruara me këto mikroelemente: Hekur (Fe) 1000 ppm, Mangan (Mn) 500 ppm, Bor (B) 200 ppm, Zink (Zn) 150 ppm, Baker (Cu) 110 ppm, Molibden (Mo) 70 ppm.
Stadi vegjetativ | N-P2O5-K2O | Formulat |
Fazat e para | 1-4-1 | 11-44-11 +TE |
Zhvillimi vegjetativ | 1-1-1 | 20-20-20 +TE |
Lidhja dhe rritja e frutave | 2-1-2 2-1-3 | 21-11-21 + 2 MgO +TE 17-10-27 +TE |
Rritja dhe pjekja e frutave | 2-1-3 1-1-3 1-1-4 | 16-8-32 + 2 MgO +TE 11-11-33 +2 MgO +TE 9-12-36 +3 MgO +TE |