Fungicid sistemik dhe lokal për kontrollin e Vrugut dhe Alternariozës
REVUS TOP është një fungicid (sistemik dhe lokal sistemik) për kontrollin e Vrugut dhe të Alternariozës tek domatja e patatja. Përmban lëndet vepruese mandipropamid dhe difenoconazole. Lënda vepruese mandipropamid, pengon mbirjen e sporeve, rritjen e micelit dhe sporogjenezën, duke shfaqur veprim parambrojtës dhe shërues. Difenoconazole është një fungicid sistemik që i përket grupit triazole, ka veprim parambrojtës e shërues dhe është efektiv në një gamë të gjerë kërpudhash. Patate: për kontrollin e Vrugut (Phytophthora infestans) dhe Alternariozës (Alternaria solani, Alternaria alternata). Doza: 600 ml preparat/ha (maksimumi). Sasia e tretësirës spërkatëse:
200
– 600 litra / ha. Spërkatje gjethore parambrojtëse, nga fillimi i mbulimit të rreshtave deri në fillimin e zverdhjes së gjetheve (BBCH 31-91). Deri në 3 trajtime, çdo 7-10 ditë. Domate: (SERE DHE FUSHE): për kontrollin e Vrugut (Phytophthora infestans) dhe Alternariozës (Alternaria solani, Alternaria alternata). Doza: 600 ml preparat/ha ose 60 ml/100 litra ujë. Sasia e tretësirës spërkatëse: 1000 litra / ha. Spërkatje gjethore nga nga përgatitja e fidanit deri në pjekjen e frutave (gjatë gjithë periudhës së kultivimit) (BBCH 21-89). Deri në 3 trajtime, çdo 7-10 ditë.
Mandipropamid | 25% |
Difenoconazole | 25% |
Lende ndihmese | 50% |