Stimulues N.P.K me lëndë organike molibden dhe aminoacide
RUTER AA është një stimulant me veprime të shumëfishuara që ndikon si në pjesët nëntokësore dhe në ato mbitokësore të bimëve. Përmban aminoacide të lira të cilat ndikojnë direkt në ushqimin e bimëve. Përdorimi i Ruter AA sjell shumë avantazhe pozitive tek bimët. Disa nga ato janë: zhvillimi i sistemit rrënjor, përmirësimi i lidhjes së frutave, shtimi i sintezës së proteinave, mbështetje të përgjithshme të funksionimeve fiziologjike të bimëve si dhe ndihmon në mënyre direkte në shërimin e indeve bimore të prekura nga sëmundjet dhe ndihmon në thithjen e elementeve ushqyes dhe mikroelementeve. Ruter AA mund të përzihet me shumicën e plehrave dhe pesticideve pervec vajrave minerale,squfurit,preparateve me bazë bakri,si dhe atyre me PH të lartë. Trajtimi i pare me Ruter AA bëhet në fillim të kultivimit. Tek pemët në fillim të vegjetacionit të ri dhe tek kulturat njëvjecare në mbjellje dhe në transplantim. Trajtimet e mëvonshme bëhen në fazën e zhvillimit maksimal tek kulturat njëvjecare dhe në faza stresi tek pemët. PERIME: 3-4 spërkatje gjethore me 300-500 ml/100 litra ujë. Me sistemin e vaditjes 700-1000 ml/dynym PEME DHE VRESHTA: 2-3 spërkatje me 250-300 ml/100 litra ujë. Me sistemin e vaditjes 700-1000 ml/dynym.
Lende organike 14,9% p/p
Aminoacide te lira 7,0% p/p
Azot total 5,6% p/p
Fosfor(P2O5) 5,3% p/p
Potas(K2O) 3,7% p/p
Molibden(Mo) 0,12% p/p